Will I Live

Drogat më te përdorura? Nuk janë ato që njihni!

January 6, 2011AdminShqip0



Drogat më të përdorura nuk janë ato të paligjshmet. Të gjithë do të mendonin menjeherë për kokainën apo heroinën. Por, askush nuk do e mendonte qe medikamentet e lejuara me ligj, dhe te perdorura në jetën e përditshme, nëse përdoren nga persona që nuk jane këshilluar me mjekun, mund te japin efekte shumë te ngjashme me drogat e paligjshme. Nga cilat medikamentet duhet te mbrohemi më shumë?

Pilulat e gjumit

Can you pass me the sleeping pills?

Barbituratet

Të përdorura për të lehtësuar ankthin ose për të promovuar gjumë, barbituratet ngadalsojnë funksionin e trurit. Këto medikamente janë një lloj mëse i shpeshtë i anti depresiveve. Fenobarbitali është një barbiturat i njohur, qe tregtohet me emrin Luminal. Të tjerë, janë Mebaral, Seconal, dhe Nembutal. Edhe pse te dobishme kur përdoren siç është përcaktuar, barbituratet mund të jenë problematike. Nëse merren bashke me droga të caktuara, duke përfshirë alkoolin, zemra dhe frymëmarrja mund të ngadalësohen ndjeshëm, fenomen i cili mund të çojë në vdekje.

Benzodiazepinat: Valium, Xanax

Valiumi dhe Xanaxi janë shembuj të benzodiazepinave, një lloj tjetër qetësuesish. Ata mund të përdoren për trajtimin e ankthit, largimin e stresit, sulmet e panikut, konvulsionet, dhe çrregullime të gjumit (zakonisht për përdorim afatshkurtër). Si antidepresivët e tjerë, ata duhet të përdoren ne mënyrë të arsyeshme, dhe nuk duhet të abuzohet. Te heqesh dore nga benzodiazepinat “mund të jetë problematike”, por është rrallë e rrezikshme për jetën.

Medikamentet e gjumit

Medikamentet qe përdoren per te sjellë gjumë, futen ne familjen e madhe te antidepresivëve. Medikamente të tilla si Ambien, Sonata, dhe Lunesta janë medikamente te reja qe quhen edhe jo-benzodiazepina. Këto barna “mund të kenë më pak potencial për të krijuar varësi” se antidepresivët e tjerë tjerë, por gjithsesi duhet të përdoren me kujdes.

Kodeina dhe Morfina

Qetësuesit e dhimbjeve janë një grup tjetër i barnave me recetë me të cilët është abuzuar zakonisht. Ata përfshijnë kodeinën, tebainën, morfinën etj. Oramorph dhe Aviniza përmbajnë Morfinë. Ky medikament përdoret shumë shpesh për dhimbje të forta, ndërsa kodeina, për dhimbje më të lehta. Në këtë familje bën pjesë edhe Tramadoli, një qetësues me i lehtë, dhe shumë i përdorur për dhimbje te lehta dhe te mesme.

OxyContin, Percocet

OxyContin dhe Percocet kanë nje përbërës te përbashket, që quhet oksikodon, edhe ky nje qetesues dhimjesh si Kodeina dhe Morfina. Megjithate këto barna nuk janë identike. Percocet përmban bashke me Oksikodonin edhe Paracetamol, ndërsa Percodan përmban Aspirinë. Këto barna duhet të merren vetëm nën kontrollin e mjekut, dhe jo të shoqeruara me alkool, barbiturate, antihistaminikë, apo benzodiazepina – këto kombinime të medikamenteve mund të jenë të rrezikshme për jetën.

Vikodin, Lortab, Lorcet, Parkoten

Këto medikamente përmbajnë hidrokodon dhe paracetamol. Mund të shkaktojnë kapsllëk, përgjumje, dhe mund të mposhtin frymëmarrjen, në varësi të sasive të marra. Edhe ne këtë rast duhet patur kujdes ne shoqërimin e medikamentit me alkool, barbiturate, antihistaminikë, apo benzodiazepina.

Amfetamina

Stimulantët rrisin vigjilencën, vëmendjen, dhe energjinë. Ata përdoren për Narkolepsinë (çrregullimin ne të cilin personi ka kriza gjumi të menjëhershme), Çrregullimin me humbje të vëmendjes dhe hiperaktivitet (ADHD), dhe Depresionin që nuk është kuruar dot me trajtime të tjera. Medikamentet e ADHD, Adderalli dhe Dexedrina, janë stimulues të quajtur amfetamina, të cilat mund të shfrytëzohen nga njerëzit që kërkojnë të jenë euforikë. Rreziqet përfshijnë rrahje të shpejtë ose të çrregullt të zemrës, rënie të oreksit, dobësim të zemrës, nervozizëm, pagjumësi, dhe varësi.

Methilfenidati

Methylphenidati është një stimulues që gjendet në medikamentet e ADHD, Ritalin dhe Concerta. Doza e lartë e një nxitësi mund të rezultojë në temperaturë të trupit të ngritur ne mënyrë të rrezikshme, rrahje të çrregullt zemre, dhe potencial për pamjaftueshmeri kardiovaskulare.

Dextrometorfan (DXM)

Dextrometorfani (DXM) është përbërësi aktiv i pothuajse te gjithe medikamenteve te kollës dhe gjendjeve gripale. Këto produkte janë të sigurta kur merren sipas rekomandimeve, por doza shumë të mëdha mund të prodhojnë eufori dhe dëmtim te gjykimit, si dhe të përzier dhe të vjella, humbje të koordinimit, rritje të rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut, dhe dëmtim të trurit për shkak të një kombinimi të DXM dhe zhbllokuesve te tjere qe gjenden ne medikamentet kunder kollës dhe gripit.

Pseudoefedrina

Pseudoefedrina zakonisht gjendet në medikamente qe trajtojnë të ftohtin. Shpesh është e kërkuar si një përbërës për të bërë metamfetaminë. Kjo është arsyeja pse ka ligje që kufizojnë sasinë e pseudoefedrinës që mund të blihet në farmaci.

Per të identifikuar nje Pilulë të panjohur

Keni gjetur një pilulë të rastit dhe të doni të dini se çfarë është ajo? Interneti ose botimet mund t’iu ndihmojnë. Por, pasi ka me qindra e mijëra pilula dhe tableta të gjitha formave, ngjyrave, dhe vlerave, një strategji e mirë është që ti tregoni pilulën një farmacisti dhe të pyesi atë për efektet e dëshiruara dhe te padëshiruara që mund te ketë.



VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 6.2/10 (6 votes cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: +3 (from 5 votes)

Drogat më te përdorura? Nuk janë ato që njihni!, 6.2 out of 10 based on 6 ratings

You can follow any responses to this entry through the RSS feed. You can leave a response, or trackback from your own site.

Tagged , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*