Will I Live

Cfare duhet te dini per Anemine?

December 9, 2010AdminShqip0



Çfarë është anemia?

Anemia është një sëmundje që karakterizohet nga ulja e numrit të rruazave të kuqe të gjakut, ose nga ulja e përqëndrimit të hemoglobinës në këto rruaza. Vetë fjala “Anemi” rrjedh nga greqishtja e lashtë dhe do të thote “Mungesë Gjaku”. Duke ditur se hemoglobina e ndodhur brenda rruazave te kuqe është proteina që transporton oksigjenin, problemi kryesor i anemisë është pikërisht pakësimi i sasisë së oksigjenit ne organizëm. Ky çrregullim mund të shfaqet si një gjendje e përkohshme, ose të shkaktohet nga sëmundje të tjera në organizëm, të cilat indirekt shkaktojnë anemi.

Rruazat e gjakut brenda arterieve

Rruaza te kuqe te gjakut

Kush e shkakton aneminë?

Lista e faktorëve që shkaktojnë Anemi është mëse e gjatë.

Ne rreth 50 % te rasteve, shkaku është niveli i ulët i hekurit ne organizëm. Hekuri shërben si pjesë përbërëse e hemoglobines, pikërisht pjesa me të cilën lidhet dhe transportohet Oksigjeni. Pra në mungesë të hekurit, ekziston edhe një defekt në prodhimin e hemoglobines, dhe si pasojë në transportimin e oksigjenit. Shkaqet kryesore të mangësisë së hekurit në trup janë të ndryshme për grupmosha dhe gjini të ndryshme. Shpesh tek meshkujt e rritur, shkak i mungesës së hekurit janë hemorragjitë (gjakrrjedhje) në aparatin e tretjes, si psh ulçera e stomakut apo duodenit, dhe gjakrrjedhja nga hemorroidet. Tek femrat e rritura, një mungesë hekuri mund të vihet re në momentet e menstruacioneve, sidomos në raste të menstruacioneve të zgjatura. Tek të rinjtë në moshën e pubertetit, trupi ka nevojë për më shumë hekur për të përballuar proçeset e rritjes, dhe nëse ky hekur shtesë nuk arrin të merret nga dieta, shpesh kalohet në Anemi. Ndër shkaqet e tjera të mungesës së hekurit përfshihen:

-Konsumimi i rregullt i alkoolit,

-Mungesa e hekurit në dietë (konsumimi i ushqimeve të varfra në hekur),

-Sëmundje të zorrëve, që shkaktojnë ulje të absorbimit të hekurit.
Anemia mund të shkaktohet edhe nga faktorë gjenetike. Në këtë rast, anemia është e trashëgueshme, dhe shpesh haset si formë familiare, e trashëguar brez mbas brezi. Disa forma të anemisë së trashëguar janë:

-Talasemia (Anemi e trashëguar, e shpeshtë në zonat rreth detit Mesdhe, prej nga kjo sëmundje merr dhe emrin. Në këto zona, ku përfshihet edhe Shqipëria, dy partnerë përpara se të bëhen prindër, është e nevojshme të kontrollojnë në laboratoret mjeksore nëse janë mbartës të defektit gjenetik që shkakton Talaseminë)

-Anemia Diamond-Blackfan

-Anemia Drepanocitare (ku si pasojë e një defekti gjenetik, rruazat e kuqe marrin formë drapëri, dhe kanë prirjen për tu shkatërruar shpejt)

-Anemia e Fankonit

Raste më të rralla të anemisë së trashëguar, përfshijnë:
-Anemia nga mungesa e enzimës G6PD
-Anemia nga mungesa e trashëguar e faktorëve që absorbojnë vitaminën B12
-Anemitë nga çrregullime të membranës së rruazave të kuqe, etj.

Ndër faktorët e tjerë që mund të shkaktojnë Anemi, mund të përmendim:
-Përdorimi i Aspirines ose medikamenteve të tjera Anti-inflamatore (të cilat nëse përdoren për periudha të gjata kohe mund të shkaktojnë ulçer dhe gjakrrjedhje të stomakut, dhe indirekt shkaktojnë anemi)
-Insuficienca renale kronike (Veshkat prodhojnë hormonin Eritropoietinë, që nxit prodhimin e rruazave të kuqe në palcën kockore. Në sëmundje që dëmtojnë veshkat, dëmtohet edhe prodhimi i këtij hormoni, dhe për pasojë pacienti vuan nga anemia)

-Sëmundjet kronike të sistemit imunitar,

-Sëmundjet tumorale,
-Infeksione të ndryshme, sidomos kur janë të zgjatura në kohë,

-Sasia e ulur në organizëm e vitaminës B12 dhe acidit folik,
-Sëmundje të ndryshme të Palcës së Kockave, etj.

Cilet njerez jane ne rrezik me te madh per anemi?

Grupet e individëve që janë në rrezik për anemi përfshijnë:

- Të porsalindurit që nuk marrin hekur sa duhet në ushqimin e tyre.

- Fëmijet që janë në një proçes rritjeje të shpejtë, të cilët shpesh e kanë të pamundur të përballojnë kërkesën e madhe të trupit për hekur.

- Femrat gjatë moshës së fertilitetit (pjellorisë), mund të kenë një mungesë hekuri të shkaktuar nga humbja e gjakut gjatë menstruacioneve

- Femrat gjatë shtatzanisë, kanë nevojë për më shumë hekur, për shkak të nevojave të rritura të fetusit.

- Personat me sëmundje kronike të veshkave

- Personat me sëmundje të aparatit tretës (ulçera duodenale, ulçera e stomakut, hemorragjia nga hemorroidet, kanceri i zorrës së trashë, variçet e ezofagut tek të sëmuret me cirrozë, etj.)

- Alkolistët, të cilët kanë shpesh probleme me thithjen e ushqimeve në zorrë, mund të kenë anemi nga mungesa e hekurit, e vitaminës B12 dhe e acidit folik.

-Personat që vuajnë nga sëmundje autoimune kronike (si psh: Artriti reumatoid, Lupusi Eritematoz, Sëmundjet inflamatore te zorrëve, etj.), të cilat mund të shkaktojnë një ndalim të proçeseve prodhuese të palcës së kockave, që ul ndjeshëm numrin e rruazave të kuqe. Kjo vihet re më shumë te të moshuarit, te të cilët edhe sëmundjet autoimune janë më të shfaqura.
Po medikamentet a shkaktojnë anemi?

Ekzistojnë medikamente të ndryshme që mund të shkaktojnë këtë çrregullim. Një shembull konkret është Kemioterapia, në rastin e luftës kunder masave tumorale në organizëm. Medikamentet që përdoren gjatë kësaj terapie, mund të reduktojnë ndjeshëm numrin e rruazave të kuqe të gjakut, duke shkaktuar anemi. Po ashtu ekzistojnë familje të tjera medikamentesh që mund të shkaktojnë anemi, por gjithsesi kjo është një dukuri më e rrallë. Gjithmonë personi që dyshon se ka simptomat e anemisë, në momentin e vizitës me mjekun duhet ta njoftojë edhe për medikamentet që është duke përdorur.

Cilat janë shenjat dhe simptomat e anemisë?
Anemitë janë të llojeve të ndryshme dhe për pasojë edhe simptomat e tyre janë të ndryshme. Por duhet theksuar fakti se kemi një grup simptomash që janë të përgjithshme, pra të njëjtat për të gjitha llojet e anemive, dhe këto lindin për shkak të sasisë së reduktuar të oksigjenit në organizëm. Këto simptoma janë:

1. Lodhje e shpejtë, që vihet re edhe gjatë aktiviteteve të përditshme dhe jo vetëm në aktivitete të rënda fizike. Shpesh pacienti ankohet për humbje të fuqisë.

2. Zbehje e lëkurës dhe e mukozave e cila është e dukshme veçanërisht në shuplakat e duarve, në buzë , në thonj, në mukozën e gojës dhe konjuktivën e syrit.

3. Çrregullime të mushkërisë dhe zemrës, që mund të jenë:

-Dispea (veshtirësi në frymëmarrje, pacienti ndjen sikur nuk mbushet dot me frymë)

-Takikardi(rritja e ritmit te zemrës)

Këto çrregullime lindin si pasojë e mungesës së oksigjenit në pjesë të ndryshme të trupit dhe, për shkak se rritet nevoja, zemra dhe mushkëria shtojnë funksionin per të përballuar më mirë këtë gjendje. Pra, zemra dhe mushkëria janë organet e para që përpiqen të kompensojnë sasinë e ulur të oksigjenit ne trup.

4. Çrregullime të tretjes: Anoreksi, vjellje

5. Tek femrat mund të vërehet një mungesë e menstruacioneve dhe tek meshkujt një paaftësi seksuale

6. Çrregullime nervore te cilat përfshijnë : marrje mendsh, dhimbje koke, të fikët, zhurma ne vesh.
Në fillim anemia mund të jetë e lehtë dhe këto simptoma mund të jenë të padallueshme. Në rast se anemia fillon të përkeqësohet, pra numri i rruazave te kuqe ose i hemoglobinës bie vazhdimisht, atëherë edhe simptomat fillojnë të shfaqen dhë të rëndohen.
A mund te jetë dëshira për të përtypur akull një shenjë që tregon se pacienti ka anemi?
Në përgjithësi përdoret termi Pika (Pica në anglisht) kur kemi të bëjme me lindjen e dëshires tek pacienti për të përtypur lëndë që nuk përmbajne asnjë vlerë ushqimore, si psh: argjilë, letër, shkumës etj. Pika vërehet shpesh si simptomë e përkoheshme tek fëmijet e shëndetshem. Mund të vërehet edhe tek grate shtatezanë, tek persona me aftësi te kufizuar ose mund të ndodhë edhe nga çrregullime emocionale. Por mund të shoqërohet shpesh me aneminë nga mungesa e hekurit. Një numër i madh i personave qe kanë anemi nga mungesa e hekurit, ndjejnë një dëshirë të madhe për të përtypur akull. Kjo është një simptomë e pavullnetshme, të cilën shpesh shumë pacientë nuk e vënë re. Shkaku nuk dihet saktësisht, por mendohet se pacientët kërkojnë të përtypin akull për të ulur dhimbjet e gjuhës që mund të lindin nga një inflamacion (glosit).
Si mund ta parandalojmë aneminë?
Parandalimi i anemisë është i lidhur ngushtë me llojin e saj. Për sa i përket anemive me origjinë gjenetike, e vetmja mënyre parandaluese është kontrolli që duhet të bëjne çiftet e partnerëve për të verifikuar nëse janë mbartës te genit që shkakton anemi. Nuk ekzistojnë metoda të cilat, nëse partnerët janë mbartës, fëmija të lindë i shëndoshë. Politikat shëndetësore të shumë vendeve janë në favor të këtyre kontolleve, duke mundësuar sa më shumë metoda Screening (metoda për kontrolle që kryhen mbi një grup të caktuar popullsie për efekt studimesh dhe statistikash).
Ndërsa për sa i përket edhe formës më të shpeshtë të anemisë, ajo nga mungesa e hekurit, për ta parandaluar duhet të bëhet shumë kujdes me ushqimin, duke konsumuar ushqime të freskëta dhe me përmbajtje të lartë hekuri. Ky parandalim duhet të fillojë që në moshë foshnjore. Dieta e foshnjes mund të ndikojë në rrezikun për të zhvilluar anemi nga mungesa e hekurit.
Çfarë testesh kryen një mjek për të përcaktuar me saktësi nëse pacienti ka Anemi dhe kush po e shkakton atë?

-Fillimisht mjeku kryen ekzaminimin fizik. Ky ekzaminin ka per qëllim të gjejë tek pacienti simptomat e anemisë, dhe po ashtu të kërkojë shenja që mund të ndihmojnë në gjetjen e shkakut të anemisë. Gjatë këtij ekzaminimi mjeku mund t’i drejtohet pacientit me pyetje që e ndihmojnë për diagnozën përfundimtare. Pyetjet mund të jenë:
A keni vuajtur më parë ju apo ndonjë familiar i juaji nga anemia?
A keni venë re të keni gjakrrjedhje te shtuar gjatë menstruacioneve?(për femrat)
A keni patur ndonjëherë shenja të gjakut në feçe, ose feçe me ngjyrë totalisht të zezë?
Çfarë ushqimesh përfshihen në dietën tuaj?
A përdorni Aspirinë, ose medikamente të tjera Anti inflamatore?
A keni patur ndonjëherë ulçer?-Kërkimi i hemorragjive (gjakrrjedhjeve): Shpesh herë ndodh që një person të ketë një hemorragji në trup, dhe nuk e vë re atë. Nëse kjo dukuri zgjatet në kohë, pasoja kryesore është anemia. Mjeku duhet të kryejë disa teste për të kërkuar për një hemorragji të mundshme, nga të cilët më kryesori është përcaktimi i shenjave të gjakut në fece.-Testet laboratorike: Duke studiuar parametrat e gjakut të pacientit, mund të arrihet në diagnozën përfundimtare të anemisë, dhe të fillohet trajtimi. Parametra që mund të kërkojë mjeku janë:
-Numri i rruazave të kuqe dhe përqëndrimi i hemoglobines në këto rruaza
-Sasia e ferritinës, transferrinës dhe hekurit të lirë në gjak
-Numri i retikulociteve, që sherbën për të zbuluar anemitë e lindura nga defekte të palcës së kockave.
-Sasia e Vitaminës B12, Vitaminës C dhe Acidit folik, etj.A mund të kurohet anemia?
Pasi mjeku diagnostikon aneminë, ai studion disa parametra të organizmit, për të kuptuar se çfarë po e shkakton atë. Duke ditur shkakun, mjeku mund të kurojë pacientin në mënyrën më të përshtatshme.
Nëse pacienti ka anemi nga mungesa e hekurit, atëherë ai kontrollohet së pari nëse ka hemorragji, dhe nëse ka çrregullime të tjera që po shkaktojnë këte mungesë hekuri. Për të kuruar këtë anemi, përdoren suplemente hekuri, dhe kryhen kontrolle laboratorike në periudha të caktuara. Po ashtu përdoren mënyra farmakologjike (me medikamente), ose kirurgjikale për të ndaluar gjakrrjedhjen.
Në rastet e anemive nga mungesa e Vitaminës B12 apo acidit folik, pacientit i jepen këto substanca në formën e medikamenteve.

Një skemë e përgjithshme trajtimi, do të përfshinte:
1. Diagnostikimi i anemisë dhe shkaktarit të saj
2. Gjetja e një trajtimi të përshtatshëm për faktorin që po e shkakton aneminë, dhe jo për vetë aneminë. Pra, sipas këtij parimi, nëse mjeku kuron dhe zhduk shkaktarin, anemia mund të shërohet gradualisht. Por, kjo jo gjithmonë është e mundur. Shpesh anemia shkaktohet nga faktorë të pakurueshem, si psh. rasti i anemive te trashëgueshme, i anemisë nga sëmundje të palcës, apo edhe i anemive nga sëmundjet tumorale.
3. Kur kemi një anemi qe po shkaktohet nga faktorë të pashërueshem, e rëndësishme është të fillojë trajtimi me transfuzione gjaku. Ky trajtim nuk e shëron totalisht aneminë, por largon përkohësisht simptomat e saj, dhe ndihmon pacientin të jetojë normalisht. Është një trajtim i vazhdueshëm, dhe pacienti duhet të kryejë transfuzione gjaku në periudha kohe që i caktohen nga mjeku.
4. Në format e anemisë që shkaktohen nga sëmundje të palcës së kockave (Aplazi, etj.), një trajtim i përparuar është Transplantimi i qelizave staminale. Ky trajtim konsiston në injektimin në palcën e personit, të qelizave të një palce tjetër të shëndetshme.

Çfarë problemesh mund të ketë një anemi e patrajtuar?
Nëse personi ka nje anemi të lehtë, që vihet re vetëm kur bën analizat e gjakut, por në jetën e përditshme nuk ka asnjë simptomë të dukshme, atëhere rreziku për komplikime është i vogël.
Problemet kryesore shfaqen në momentin kur anemitë e lehta fillojnë të rëndohen, dhe personit fillojnë ti shfaqen simptomat. Nëse këto simptoma bëhen kronike, dhe nuk trajtohen, atëhere në organizëm fillojnë të shfaqen komplikimet e para të sëmundjes. Një pjesë e tyre janë:
-Reduktimi i cilësisë së jetës. Pacienti me një anemi të rënde, e ka të vështirë të punojë. Ai ndjehet i lodhur vazhdimisht, dhe ka një mungesë fuqie të vazhdueshme. Po ashtu ndjenjat e vazhdueshme të mos-mbushjes me frymë, apo problemet e vazhdueshme në jetën seksuale, e reduktojnë ndjeshëm cilësinë e jetës së pacientit.
-Pasojat më të rënda të anemisë së zgjatur, janë në zemër. Zemra është organi i parë që përshtatet për të përballuar furnizimin me oksigjen të trupit. Por kjo përshtatje sjell ndryshime të ndërtimit të zemrës, që në fillim ndodhin për të ndihmuar trupin, por me kalimin e kohës fillojnë të dëmtojne rënde pjesët funksionale të vetë zemres. Pompa e fuqishme fillon të dobësohet, dhe shpejt pacienti kalon në insufiçiencë kardiake, që është dhe faza më e rrezikshme, pasi është një proçes shumë i vështire për tu kuruar, dhë një numër i madh rastesh përfundojnë me vdekje.
-Në rastin e anemive të trashëguara, ose të sëmundjeve të palcës së kockave, trupi nuk ka asnjë burim të rruazave të kuqe dhe duhet të kurohet me transfuzione të vazhdueshme. Nëse nuk ndodh kjo, komplikimi më i madh i sëmundjes është gjendja e shokut, dhe vdekja.



VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 8.9/10 (23 votes cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: +11 (from 13 votes)

Cfare duhet te dini per Anemine?, 8.9 out of 10 based on 23 ratings

You can follow any responses to this entry through the RSS feed. You can leave a response, or trackback from your own site.

Tagged , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*